Pas deklaratës së Kryeministrit Edi Rama që tha se rritja ekonomike është 4%, ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, duke e quajtur këtë shifër një mashtrim.

Kryedemokrati thotë se për periudhën janar-gusht 2017 mosrealizimi i TVSH-së nga  doganat është 17 milionë dollarë.

Statusi në Facebook i kryetarit të PD Lulzim Basha:

Rritje ekonomike 4%??? Mashtrim ordiner i garuzhdes nr. 1! Ja si e pergenjeshtrojne te dhenat e vete ministrise se tij:

Sipas statistikave fiskale per periudhen janar-gusht 2017, konstatohet:

Mosrealizim te TVSH nga doganat ne masen 17 mln dollare.

Akcizat me mosrealizim prej pothuajse 6 mln dollare (-2.2%).

Tatimi mbi te ardhurat personale me mosrealizim prej 14 mln dollare (-6.3%).

Investimet publike rezultojne me mosrealizim prej 65 mln dollare (-15.9%).

Importi i karburanteve rezulton ne masen 264mije ton, nga 340mije ton qe ishin ne periudhen janar-gusht 2016, ose 22% me pak se 8-mujori i vitit te kaluar.

Ndersa vetem per muajin gusht 2017, konstatohet:

TVSH me mosrealizim prej plot 9 mln dollare (nga te cilat -2.5 mln dollare nga doganat dhe -6.5 mln dollare nga tatimet.

Taksat nacionale me mosrealizim prej 4 mln dollare.

Mosrealizim te investimeve publike ne masen 19 mln dollare.

Importi i karburanteve gusht 2017 rezulton 2.7 mije ton me pak sesa gusht 2016, ose 5.3% me pak.​

/tvklan.al