“Rama të dëgjojë mesazhin e tifozëve në stadium”

Si të vetmen rrugë për zgjidhjen e krizës politike në vend, kreu i opozitës Lulzim Basha sheh zgjedhjet e lira e të ndershme. Referuar thirrjeve “Rama ik” të tifozëve gjatë ndeshjes Francë-Shqipëri, Basha gjatë një takimi që pati me fermerët e Lezhës e ftoi kryeministrin Rama që ta dëgjonte këtë mesazh të shqiptarëve.

Për të rimëkëmbur sektorin e bujqësisë, Basha propozoi një program që tha se synon krahas subvencionimit të fermerëve edhe uljen e taksave për këtë sektor.

Edhe nga Lezha, kreu i opozitës ripërsëriti qëndrimin se pas ardhjes në pushtet do të anulojë të gjitha kontratat koncesionare që sipas tij qeveria i ka dhënë miqve të tij oligarkë në kundërshtim me ligjin.

Tv Klan