Kampionët e Gjermanisë marrin fitoren e dytë radhazi në Bundesligë falë golave të Musiala dhe Mueller
K ampionët e Bajern Mynihut morën fitoren e dytë radhazi në Bundesligë, pasi mundën Volsburgun 2-0 në shtëpi.
Bavarezët kanë shënuar 8 gola që nga nisja e sezonit në dy takime të luajtura, ndërsa vunë në vështirësi miqtë me Sadio Manen, Mylerin dhe Muisalan.
Pasi Mane-s iu anulua një gol nga sistemi VAR, lojtari i kombëtares gjermane Musiala, kaloi vendasit në avantazh në minutën e 33 të lojës.
Ai bëhet lojtari i parë gjerman në moshën 20-vjeçare që shënon 14 gola në Bundesligë.
Volsburgu u përqendrua në mbrojtje në përpjekje për të ndalur sulmet e vendasve, por Tomas Myler, shënoi golin e dytë dy minuta nga fundi i pjesës së parë.
Për sulmuesin gjerman, kjo është ndeshja e 417, e bëhet lojtari i katërt në histori më më shumë takime.
Në 45 minutat e dyta, pavarësisht emocioneve që ekipet krijuan rezultati nuk ndryshoi.
Klan News