Vendimi i Komisionit të Disiplinës për ndeshjen e javës së shkuar mes Serbisë e Shqipërisë është pasqyruar në mënyrë të ndryshme në disa prej mediave më të rëndësishme të botës.
BBC britanike shkruan se “Serbia e fitoi ndeshjen me Shqipërinë në tavolinë pas dhunës në ndeshjen kualifikuese për Euro2016”.
Ndërsa rrjeti amerikan CNN shkruan se “Serbia dhe Shqipëria u dënuan nga UEFA pas sherrit të shkaktuar nga mjeti fluturues”.
Për kanalin Eurosport, vendimi është pasqyruar “Serbia fiton në tavolinë ndaj Shqipërisë, por i zbriten 3”.
Për një prej gazetave më të rëndësishme sportive në Itali, ‘Corriere dello Sport’ vendimi është i qartë: “UEFA 3-0 në tavolinë për Serbinë”.
Më e drejtpërdrejtë ‘Gazzeta dello Sport’ kur shkruan: “Serbi-Shqipëri, vendimi i UEFA: të gjithë të humbur”.
Ndërsa, për rrjetin Mediaset vendimi është komentuar: “Grusht i rëndë i UEFA për Shqipërinë, 3-0 në tavolinë”.
Prestigjozja e Parisit, ‘France Football’ shkruan: “Serbia fiton në fushë por humbet 3 pikë.”
Në gazetën spanjolle “AS”, vendimi është pasqyruar me këtë titull: “Shqipëria humbet në tavolinë 3-0, ndërsa Serbia penalizohet me 3 pikë”.
Edhe në një prej kanaleve më të rëndësishme informative ruse, Vjesti ka shkruar për vendimin e qeverisë europiane duke veçuar se “Federata shqiptare do të apelojë vendimin e UEFA”.
Tv Klan