Marrëdhënia mes këngëtares dhe Keyan Safyari duket se po shkon më së miri

Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha ka ndarë me fansat e saj disa momente intime me të dashurin Keyan Safyari.

Megjithëse ajo është treguar mjaft e rezervuar sa i përket jetës private, duket se së fundmi 32-vjeçarja e ka thyer këtë traditë.

Në një video të postuar në Instastory, Bebe shihet duke shijuar një mbrëmje fishekzjarrësh nën shoqërinë e të dashurit të saj, teksa shkëmbejnë edhe një puthje pasionante në buzë.

Kujtojmë se ylli i popit prej dy vitesh po jeton një histori të bukur dashurie me kineastin 38-vjeçar.

Klan News