Policia e Durrësit kërkoi ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një gruaje, e cila është aksidentuar të dielën dhe ndodhet në spital në gjendje serioze për jetën.

Në një njoftim për shtyp, policia tha se aksidenti ka ndodhur tek Stacioni i Trenit  në Durrës, ku mjeti tip Benz ka aksidentuar këmbësoren ende të paidentifikuar rreth të 50-tave. Shoferi i Benzit, D.Xhafa është arrestuar.

Ndërsa gruaja rreth 1.60 cm e gjatë, më flokë në ngjyrë të zezë të shkurtra ndodhet në Reanimacion, në Spitalin e Traumës Tiranë.

Në momentin e aksidentit ajo ka pasur të veshur një palë shapka ngjyrë blu, xhinse ngjyrë blu, një bluzë ngjyrë blu dhe një kapele verore në kokë.

Kushdo që ka ndonjë informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e saj është i lutur të telefonojë në numrin 0694110217./tvklan.al