Protesta për vrasjen e 7-vjeçares Jonada Avdia ka bërë bashkë kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe atë të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Mes tyre ka pasur një shtrëngim duarsh teksa protesta ishte zhvendosur para Kryeministrisë.

Tragjedia e Potamit ku humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avdia ka sjellë reagimin e qytetarëve.

Ata protestuan ditën e sotme dhe kërkuan largimin e ministrave Bledi Çuçi e Mirela Kumbaro si dhe të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano, të cilët i konsiderojnë përgjegjës për ngjarjen./tvklan.al