Berisha: Me këtë qeveri jemi kthyer delja e zezë në Europë - Tv Klan

Berisha: Me këtë qeveri jemi kthyer delja e zezë në Europë


Berisha: Me këtë qeveri jemi kthyer delja e zezë në Europë

18:33 15/10/2021

Ish-Kryeministri, Sali Berisha, në takimin e radhës me demokratët në kuadër të nismës “Foltorja” është ndalur në Korçë. Nga Korça, Berisha, ka hedhur akuza kundër qeverisë, duke thënë se tashmë Shqipëria është kthyer delja e zezë në Europë.

Më tej në fjalën e tij, Berisha u shpreh se nëse vijohet me këtë qeverisje do të ketë një bllokim të plotë nga Bashkimi Evropian për sa i përket integrimit.

“Ne në këto 8 vite kemi bërë regres të madh, nda kjo qeverisje, Shqipëria u shndërrua në delen e zezë të Europës, nga kjo qeverisje në Shqipëri sipas raportit të DASH në qendër operacione të organizatave të Europës. Nga kjo qeverisje Shqipëria u ngjit në vendin e dytë në botë për sa i përket korrupsionin. Nga kjo qeverisje qytetarët shqiptarët paguhen 30% më pak se në vitin 2013. Nga kjo qeverisjes 520 mijë shqiptarë u larguan në 5 vitet e fundit nga Shqipëria.

Shqipëria sot është vendi me rrogat më të ulëta në rajon, por 8 vite më parë kishte rrogën mesatare më të lartë në rajon. Por nga kjo qeverisje ne humbëm yllin tonë polar, që është integrimi në BE. Integrimi Evropian është interes madhor kombëtar, sepse ne e kemi patur shumë të dhimbshme historinë. Kemi jetuar në mjegullnaja të pushtimeve të gjata, por fal rilindësve jemi një komb perëndimor. Ku jemi në 8 vite, po ecim absolutisht drejt bllokimit përfundimtar drejt BE”, u shpreh Berisha./tvklan.al








Të ngjashme