Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim me fermerët në Lushnje këtë të hënë ku foli edhe për standardin që do të vendosë shteti për ta.

“Do të subvencionojmë blegtorinë dhe do të vendosim subvencione për kokë. Do të vendosim subvendione për prodhimin. Fermeri nuk do të ketë asnjë taksë në shitjet e tij. Shteti nuk do i marrë asnjë taksë për shitjet. Shteti do i paguajë të gjitha taksat që ai ka paguar në blerjet e tij. Ky nuk është standard utopist, por është standardi BE dhe ne do ta vendosim këtë standard të sigurt dhe të bindur se asnjë shqiptar nuk humbet nga ky standard”, tha Berisha.  

Lideri historik i demokratëve tha se në Shqipëri e gjithë toka është me vlerë.

“Terreni ynë është i tillë, mundëson plotësisht. Për ne në Shqipëri e gjithë toka është me vlerë. Kështu që ne atë nismë që morëm për ullinjtë do ta vazhdojmë me drurët arrorë, do ta vazhdojmë me dru frutorë dhe e vërteta është që Shqipëria me 80% të terrenit të saj është më shumë për dru frutorë”, u shpreh Berisha./tvklan.al