Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në një postim të minutave të fundit në faqen e tij zyrtare në Facebook ku ka shprehur mendimin e itj mbi vrasjen e ish-drejtorit të policisë së Vlorë, Artan Cukut. Berisha nëpërmjet postimit të tij i shprehu ngushëllimet familjes së ish-efektivit dhe i bëri thirrje Prokurorisë të identifikojë autorët e këtij krimi të shëmtuar.

Të dashur miq, mbrëmë u ekzekutua në një atentat mafioz një ish-drejtues i lartë i policisë së shtetit, Artan Cuku.

Artan Cuku për 16 vite me radhë kreu detyra të rëndësishme, si nëndrejtor i Drejtorisë së Tiranës dhe Drejtor i drejtorisë së Vlorës. Në 16 vite në policinë e shtetit ai u karakterizua nga guximi, përkushtimi dhe integriteti në luftën kundër mafies dhe krimit.

Në fund të vitit 2013 Saje qorri e largoi atë nga drejtor policie të Qarkut të Vlorës për interesa të trafiqeve të tij dhe klanit të tij duke e lënë si hakmarrje në duart e trafikantëve, kriminelëve me të cilët ai ishte përballur në zbatim të ligjit.

Duke shprehur ngushëllimet e mia familjes së të ndjerit Artan Cuku, dënoj me ashpërsi të madhe këtë krim të shëmtuar me sfond shtetëror dhe i bëj thirrje prokurorisë të hetojë dhe të bëjë çdo përpjekje për identifikimin e autorëve si dhe sfondin shtetëror të kësaj vrasje për shkak të detyrës. Sb/tvklan.al