Sali Berisha ka paralajmëruar se do të publikojë dokumente, që sipas tij faktojnë atë që ai e cilëson vjedhje shtetërore për qëllime private të kryeministrit Rama me 224 mijë metër katror tokë në fshatin Vuno të Himarës.

Edi Ramën e sfidoi sërish që të publikojë dokumentet zyrtar që faktojnë pronësinë e kësaj toke të trashëguar prej gjyshërve të tij.

Sali Berisha, kryetar i PD-së: Kjo tokë që ti pretendon se vendoset shumë larg nga vija bregdetare dhe larg, larg atje në rripa malesh, në fakt vendoset poshtë dhe zbret deri në bregdet. 13.1 hektarë të kësaj toke të grabitur janë nën rrugën automobilistike Vlorë-Himarë. Nxirre para publikut hartës sepse ne do të nxjerrim dokumente. Po të paralajmëroj.

Më herët kryeminsitri Rama ka paralajmëruar  padi penale për akuzat e opozitës duke i cilësuar ato shpifje të mirëorganizuara edhe nga Athina.

Rama ka sqaruar se jo vetëm që nuk ka favorizuar askënd në marrjen e kësaj prone, por me firmën e tij ka bllokuar kthimin e saj në vitin 2016, kohë kur ishte në pushtet.

Ndonëse është një nga 11 trashëgimtarët e kësaj prone, kryeministri është shprehur se është vetëpërjashtuar nga përfitimi i çdo pasurie.

Tv Klan