Shqipëria ka mirëpritur deklaratën e përbashkët të liderëve të SHBA-së, Egjiptit dhe Katarit për përpjekjet diplomatike të tre vendeve për të arritur një marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit.

Kështu bën me dije ministri i Jashtëm, Igli Hasani nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale.

‘Shqipëria mirëpret deklaratën e përbashkët të liderëve të Shteteve të Bashkuara, Egjiptit dhe Katarit dhe vlerëson përpjekjet e fuqishme diplomatike të tre vendeve, për të arritur një marrëveshje të shumëpritur që do t’i japë fund vuajtjeve të popullit të Gazës, si dhe të pengjeve dhe familjeve të tyre. Ne mbështesim nevojën urgjente për të rifilluar diskutimet më datë 15 gusht, për të mbyllur boshllëqet e mbetura dhe për të filluar zbatimin e marrëveshjes pa vonesa të mëtejshme’, shkruan Hasani.

Klan News