Beteja e Elionës për të drejtat e grave

Beteja e Elionës për të drejtat e grave

15:30 08/03/2019

Fati e privoi Eliona Dunishajn nga zëri dhe tingulli, por i dhuroi asaj talentin dhe ngjyrat. Ishte 6 vjeç kur kuptoi se arti ishte forca e saj e komunikimit, ndaj Liceu Artistik dhe Akademia e Arteve realizuan dëshirën e vogëlushes për t’u bërë një piktore e zonja.

“Eliona na tregon se mund të pikturojë me orë të tëra. Unë nuk dëgjoj, nuk flas, por pikturat tregojnë mendimet dhe dëshirat e mia”.

Shumë nga pikturat e Elionës kanë në qendër gratë dhe vajzat. Luftarake, të brishta, ëndërrimtare e realiste, ato kërkojnë vendin që ju përket në shoqëri.

“Eliona na thotë se në pikturat e saj ka revoltë, por edhe shpresë për gjendjen e grave dhe vajzave në Shqipëri. Dëshira ime, është që gratë dhe vajzat të kenë të drejta, të jenë të lira dhe të pavaruara. Nuk duhet të rrinë të mbyllura në shtëpi, por të shkollohen dhe të përmbushen”.

Arti i Elionës pushton çdo cep të banesës modeste ku jeton përkohësisht me familjen. Pak metra katrorë na njohin me ëndrrat e 30-vjeçares.

“Ëndrra ime është të kem një studio timen apo së paku të punoj diku, na tregon Eliona, të kontribuoj përmes artit. Në të ardhmen kam shumë dëshirë të hap edhe një ekspozitë timen”.

Mes pikturave ndodhet edhe autoportreti i Elionës, si për të treguar se çdo vajzë e grua ka luftën e saj. Po kjo e fundit ja ka dalë të fitojë në shumë prej tyre.

Tv Klan

LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT