Albumi i ri i titulluar “Renaissance” do të publikohet më 29 Korrik

Diva Beyonce po vjen me një album të ri muzikor. Pasi hoqi të gjitha fotot e profilit në rrjetet sociale duke ndezur thashethemet se artistja po përgatitej për ndonjë projekt muzikor tashmë këto zëra janë konfirmuar. Ajo kishte ngacmuar më herët fansat e saj me fjalinë “Çfarë është një B7?

Albumi titullohet “Renaissance” dhe është i shtati solo i këngëtares. Ky album i ri do të jetë vazhdimi i “Lemonade”, të publikuar në vitin 2016.

Që atëherë, ajo ka publikuar një album të përbashkët me bashkëshortin e saj  Jay-Z, “Everything Is Love” në 2018, dhe “The Lion King: The Gift”, që është kolona zanore për filmin e animuar të Disney të “The Lion King” në 2019.

Vitin e kaluar ajo në një intervistë se kishte filluar të punonte për këngë të reja. “Nuk ka asgjë si ndjenja e dashurisë dhe pasionit që ndiej në studion e regjistrimit. Pas 31 vjetësh, ndihem po aq e emocionuar sa kur isha nëntë vjeç”.

Albumi i ri do të jetë në duart e publikut më 29 Korrik dhe do të përmbajë 16 këngë.

Klan News