Presidenti Donald Trump ka tërhequr përfundimisht kandidaturën e Kathleen Ann Kavalec, si ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Shqipëri. Lajmi konfirmohet nga gazetarja investigative e Fox News, Sara Carter, që citon zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë.

Në një artikull në forumin e saj, gazetarja amerikane shkruan se pas tërheqjes së kandidaturë së Kavalec nga Trump, qëndrojnë dyshime të forta se diplomatja e lartë amerikane ka punuar kundër interesave të presidentit amerikan.

Gazetarja Carter raporton se Kathleen Ann Kavalec është takua personalisht dhe  ka mbajtur komunikim përpara dhe pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016, me ish-spiunin britanik Christopher Steele, i cili ka zhvilluar kërkime kundër Donald Trump.

E nominuara për ambasadore në Shqipëri dyshohet gjithashtu se ka mbledhur informacione nga Bruce Ohr, një zyrtar i lartë Departamentit të Drejtësisë. Një tjetër dyshim që rëndon mbi të është furnizimi me informacione kundër Donald Trump, tek revista investigative Mother Jones.

Shtëpia e Bardhë pohoi për gazetaren Sara Carter se kandidatura e Kavalec nuk ka mbetur pezull në Senat dhe se ajo nuk është konfimuar asnjëherë për postin. Megjithatë në përshkrimin e profilit të saj në Departamentin e Shtetit, Kavalec shfaqet si e nominuar për ambasadore në Tiranë.

Në fillim të këtij viti Kongresi Amerikan bllokoi Kathleen Ann Kavalec për të marrë detyrën si ambasadore në Shqipëri, duke e kthyer mbrapsht  kandidaturën e saj të presidenti Donald Trump.

Tv Klan