Bie në lumë avioni me 143 persona

Bie në lumë avioni me 143 persona

09:50 04/05/2019

SHBA- Mund të kishte qenë një tragjedi, por 143 persona që ishin në bordin e avionit amerikan shpëtuan për mrekulli. Gjatë zbritjes në aeroportin ushtarak Jacksonville, Boeing 737  doli nga pista si pasojë e motit të keq dhe rrëshqiti në lumin St. Johns.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes. Mësohet se avioni i shoqërisë Miami Air International rrëshqiti nga pista dhe mori drejtimin e lumit St. Johns, bënë të ditur autoritetet. Fatmirësisht, avioni me 136 pasagjerë dhe 7 pjesëtarë të ekuipazhit qëndroi mbi sipërfaqen e ujit. Të gjithë mbijetuan, deklaroi policia lokale dhe kryetari i bashkisë së Jacksonville, Lenny Curry.

Curry deklaroi, se presidenti Trump ka ofruar ndihmën e tij. Sipas të dhënave të aeroportit, avioni erdhi nga baza amerikane Guantanamo në Kubë.

Televizioni ABC News njoftoi se avioni ishte marrë me qira nga Ministria e Mbrojtjes. Nga aeroporti i bazës amerikane në Kubë fluturojnë shumë pak avionë. Shpesh në bord janë ushtarë dhe familjarë të tyre. Arsyeja e këtij aksidenti nuk dihet. Jacksonville ndodhet në brigjet lindore të SHBA në shtetin federal të Floridës./

tvklan.al

Të ngjashme
UKT