Bolt

Usain Bolt konfirmohet edhe një herë brenda pak ditësh si njeriu më i shpejtë në botë. Pas fitores në garën e 100 metrave atleti xhamjakan triumfoi sërish në Botërorin e Pekinit duke fituar medaljen e artë 200 metra për meshkuj.

Bolt ndali kronometrin në 19 sekonda e 56 të qindat, larg rekordit botëror që mbahet nga vetë ai.

Me këtë sukses, xhamajkani la pas rivalin e tij me të madh, amerikanin Xhastin Gatlin, që duhet të kënaqet me medaljen  e argjendë edhe në 200 metra.

Bold është ndalur gjatë të përshëndesë të pranishmit në shkallët e stadiumit olipmik të Pekinit, ndërsa ka shpëtuar pa problem pas një incidenti me një nga kameramanët e transmetimit dirtekt.

Bold ka qëndruar disa çaste i shtrirë por më pas është ngritur sërish dike konfirmuar se nuk ka marrë ndonjë dëmtim serioz.

Tv Klan