Botërori 2022 | Angli-Francë në çerekfinale


Botërori 2022 | Angli-Francë në çerekfinale

23:04 04/12/2022

Dalin nga gara Polonia dhe Senegali

Angli-Francë do të jetë çerekfinalja tjetër e Botërorit të Katarit. Një rivalitet shekullor që ka lindur para futbollit. Të dy skuadrat u kualifikuan me lehtësi pasi i fituan ndeshjet respektive. Anglia fitoi lehtësisht ndaj Senegalit.

Skuadra e Gareth Southgate shënoi golin e parë me Jordan Henderson në minutën e 39, ndërsa në minutat shtesë të pjesës së parë dyfishoi me kapitenin Harry Kane. Shënimi i golit të tretë nga Saka në pjesën e dytë bëri që Anglia të administrojë rezultatin duke mos u përfshirë në aventura.

Më herët Franca fitoi me Poloninë 3-1. Olivje Zhiru shënoi fillimisht dhe më pas shtoi dy gola të tjerë Kylian Mbappe.

Përballja në çerekfinale do të jetë ndeshje e fortë dhe për herë të parë në këtë kampionat si Anglia, ashtu edhe Franca nuk kishin hasur në një kundërshtar të fortë deri tani.

Të hënën do të luhen ndeshjet Japoni-Kroaci dhe Brazil-Kore e Jugut.

Tv Klan









Të ngjashme