Brazili mund Serbinë


Brazili mund Serbinë

00:08 25/11/2022

Fitore edhe për Portugalinë dhe Zvicrën

Brazili e nisi me një fitore Botërorin 2022. Një nga ekipet favoritë për trofeun mundi 2 – 0 Serbinë. Richarlison ishte autori i golave në minutën e 62’ dhe të 74’. Ky i fundit një roveshatë që befasoi mbrojtjen serbe. Brazilianët që zotëruan takimin mund të kishin shënuar më shumë, por u ndalën nga portieri Milinkovic-Saviç.

Zvicra mundi me rezultatin 1 – 0 Kamerunin. Ndeshja u vendos nga goli i Embolo në fillimin e pjesës së dytë, pas pasimit të Shaqirit. 25-vjeçari i natyralizuar zviceran në 2014 nuk festoi, pasi shënoi në portën e vendit ku lindi.

Portugalia fitoi 3 – 2 me Ganën me skuadrën afrikane që nuk u dorëzua deri në fund. Pjesa e dytë ishte më emocionuese, pasi atëherë u shënuan golat. Cristiano Ronaldo realizoi me 11-metërsh, shënues në 5 botërorë.

Ganezët barazuan pak minuta më vonë. Joao Felix në të 78′ dhe Leao në të 80′ kthyen avantazhin e portugezëve që u shfaqën më kërkues. Gana nuk u dorëzua, por goli i dytë nuk shërbeu për të dalë me pikë nga ky takim.

Sfida tjetër e ditës së enjte mes Uruguajit dhe Koresë së Jugut u mbyll pa gola. Të premten nisin ndeshjet e dyta në grupe, ku spikat Angli – Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tv Klan












Të ngjashme