Burg për seks jashtë martese dhe për tradhti bashkëshortore, ky shtet pritet të zbatojë një ligj të ri penal


Burg për seks jashtë martese dhe për tradhti bashkëshortore, ky shtet pritet të zbatojë një ligj të ri penal

21:55 02/12/2022

Parlamenti i Indonezisë pritet që të miratojë një ligj të ri penal këtë muaj që do të dënojë seksin jashtë martese me burgim deri në 1 vit. Politikani i përfshirë në draft, Bambang Wuryanto tha se kodi mund të miratohet që në fillim të javës së ardhshme. Nëse ligji do të miratohet, do të zbatohet si për qytetarë indonezianë ashtu edhe për të huajt që jetojnë aty.

Ndëshkimi për tradhtinë bashkëshortore mund të hyjë në fuqi vetëm nëse ka palë që ankohen tek autoritetet. Për ata që janë të martuar, pala që ka të drejtë të ankohet është burri ose gruaja e autorit.

Ligji gjithashtu lejon që prindërit e personave të pamartuar t’i denoncojnë për marrëdhënie seksuale. Gjithashtu ligji lejon që prindërit e personave të pamartuar mund t’i denoncojnë fëmijët e tyre për marrëdhënie seksuale jashtë martese. Po ashtu, parashikohet që të ndalohet bashkëjetesa para martesës dhe të dënuarit mund të dënohen me 6 muaj burg.

Grupet e biznesit kanë shprehur shqetësimin për dëmin që rregullat mund t’i bëjnë imazhit të Indonezisë si destinacion pushimesh dhe investimesh.

Drafti i mëparshëm i kodit ishte caktuar të miratohej në vitin 2019, por shkaktoi protesta mbarëkombëtare me dhjetëra mijëra pjesëmarrës në demonstrata. Shumë persona duke përfshirë studentë, dolën në rrugë në qytete anembanë Indonezisë me përplasjet kryesore që u zhvilluan në kryeqytetin Xhakarta./tvklan.al









Të ngjashme