Veliaj: Buxheti më i madh në histori

Tirana do të ketë në 2020 , 11 % më shumë para për projekte se një vit më parë. Në mbledhjen e këshillit bashkiak, kryetari i bashkisë Erion Veliaj e cilësoi këtë buxhetin historik të 100 vjetëve.

Sot miratojmë buxhetin më të madh në 100 vjet të Bashkisë së Tiranës dhe Buxhetin e 100 vjetorit të Tiranës Kryeqytet. … buxheti i vitit 2020 është sërish buxheti më i lartë që ka pasur ndonjëherë Bashkia e Tiranës, i rritur me 11% në krahasim me vitin e kaluar, duke sjellë kështu më shumë investime për ata që kanë vendosur ta quajnë tiranën shtëopinë e tyre të madhe”.

Veliaj premtoi se në 2020 do të marrin udhë një sërë projektesh të rëndësishme duke filluar nga projekte si Teatri Kombëtar, Piramida, Unaza e Madhe, zgjerimi i Lanës, Zona Ekonomike në Kashar etj.

Jam i vendosur, unë besoj dhe ju që t’i shkojmë deri në fund çdo projekti që transformon Tiranën dhe e bën atë më të mirë për fëmijët tanë. …. “Tirana nuk ndalet! Qytetarët duan zhvillimin, duan rrugët, duan Piramidën, duan Teatrin, duan Bulevardin e Ri dhe zhvillimin aty, duan transformim në çdo lagje e çdo cep të qytetit. Askush nuk do të guxojë që të ndalë “orën” e Tiranës”.

Të gjithë autobusët ndërqytetës që qëndrojnë te ish Dogana, do të zhvendosen te kthesa e Kamzës, aty ku po shtrohet terreni për t’i hapur udhë ndërtimit të Terminalit të ri, por njëkohësisht edhe vijimit të punës për ndërtimin e Unazës së Madhe.

Tv Klan