Një qytetar ka sjellë në emisionin “Stop” në Tv Klan disa video që tregojnë se ku kanë përfunduar çadrat që solli Italia pas tërmetit të vitit 2019.

Ato i janë dhënë privatit dhe tani shërbejnë për ata që shkojnë në llixha për probleme reumatizmale në zonën e Ujit të Ftohtë. Bëhet fjalë për 50 çadra të shtrira në dy fusha të ndryshme.

Në çadra ende mund të lexosh mbishkrimin “protezione civile”./tvklan.al