Në analizën e 300 ditëve të punës së financave, Ministri Shkëlqim Cani foli për një rritje të të ardhurave me 13 për qind në krahasim me një vit më parë.
Cani u shpreh se kjo rritje solli në arkën e shtetit 13 miliardë lekë më shumë. Për Drejtuesit e Tatimeve dhe Doganave, lufta kundër korrupsionit, informalitetit e kontrabandës ishin suksese që arkëtuan më shumë të ardhura.
Ligji i ri për lojrat e fatit sipas tyre reflektoi një rritje prej 36 milionë dollarësh krahasuar me një vit më parë.
Në përfundim të analizës kreu i financave premtoi shlyerjen e borxhit ndaj biznesit deri në qershorin e vitit të ardhshëm.
TV KLAN