EMISIONI I PLOTË – ZEMËR LUANA (13 NËNTOR 2022)

“Zemër Luana”/ Bes Kallaku ka një pyetje për Luana Vjollcën: A ke kunjë personale me mua apo si është puna?

Tashmë dihet që dy kapitenët e sezonit të parë të spektaklit “Zemër Luana” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën janë dy aktorët e humorit, Bes Kallaku kapiteni i skuadrës së kuqe, “Luanët e kuq” dhe Olsi Byluku i skuadrës së verdhë, “Luanët e verdhë”.

Javën e kaluar Besi u pajtua pas shumë kohësh me Olsi Bylykun, ndërsa sot u përball po me një personazh me të cilin ka prishur shoqërinë e që nuk fliste, Ermal Mamaqin. Ndaj sonte kishte një pyetje ndaj autores Luana Vjollca.

Pjesë nga biseda:

Besi: A ke kunjë personale me mua, apo si eshte puna? Se je duke me sjelle njerëz qe une nuk flas!
Luana: Dua te pajtoj njerëz në këtë program! Se këtu në Klan dihem që duhet të pajtoj njerëz, më ka ardhur një frymë e mirë!

Besi:E di që une me atë (Ermalin) ka kohë që nuk flasim me njëri-tjetrin e jemi zënë me statuse?
Luana: Pse? Do flisni sot dhe a do jeni një skuadër sot apo jo?
Besi: Une me atë?? Mirë një skuadër jo, po as në stol rezervë se lë, mund ta lesh me Olsin.
Ermali: (Luana) Unë e shikoj që ti ke marrë një mision për të pajtuar Besin me të gjithë!
Luana: Po po dhe në fund do e pajtoj me veten, por e lëmë për në fund këtë!

Albërije Hadërgjonaj habit: E lashë burrin se më tradhtonte!

Një nga të ftuarat e autores dhe moderatores Luana Vjollca këtë të diel mbrëma në “Zemër Luana” ka qënë gjithashtu dhe artistja e mirënjohur, Albërie Hadërgjonaj.

Në sfidën e parë “Shqipet thonë”, një lojë ku pjesë është i gjithë publiku i “Zemër Luana” ngado ku ka shqiptarë, të cilët iu përgjigjën pyetjes, që u postua në llogarinë zyrtar të @zemerluana në Instagram: “Pse dështojnë marrëdhëniet në çift?”

Dhe një nga përgjigjet më të shumta të shqiptarëve që u përgjigjën ishte: “Tradhtia”, fjalë të cilën e gjeti dhe fitoi pikë Albërije Hadërgjonaj dhe më pas edhe e komentoi me dëshirën e saj duke thënë: “E kam lënë timin (ish-bashkëshortin) sepse më ka tradhtuar, ndaj e sigurt është fjala “tradhti”.

Ermali “thumbon” gazetaren që nuk duron dot: “Rëndësi ka që mban mirë mikrofonin”

Ermal Mamaqi ishte i ftuari i autores dhe moderatores Luana Vjollca mbrëmjen e sotme në “Zemër Luana”.

Ermali së fundmi i ka prezantuar publikut librin e tij të parë, jo pa arsye dhe një lojë me situata i është dedikuar Ermalit si shkrimtar.

Sfida ishte me situata të ndryshme, një nga këto situate ishte “Një gazetare që nuk e duron dot” dhe përgjigjia e tij ishte e shoqëruar me një “thumb”:

“Rëndësi ka që mban mirë mikrofonin’, u shpreh Mamaqi duke shtuar se e ka një person në mendje për “Zemër Luana”.

Kujtojmë gjithashtu që pas publikimit të librit të tij, Ermali pati dhe një përplasje me gazetaren Iva Tiço dhe në media ngado qarkulloi sherri i tyre virtual, dhe si duket ky “thumb” mund të këtë qenë për gazetaren e njohur.

Albërije Hadërgjonaj vesh vellon për herë të parë në “Zemër Luana”!

Mbrëmjen e kësaj të diele e ftuar e autores dhe moderatores Luana Vjollca e ftuar ishte edhe këngëtarja e njohur Albërie Hatërgjonaj, e cila ka dhuruar një spektakël të vërtetë.

Midis lojërave e të qeshurave ajo ndau me ne një nga pengjet e saj. Si një natyrë tepër sportive ajo ka përshtatur situata të ndryshme në skenë, sfida ishte që kengëtarjë duhet të reagonte me zë seksi në situata të caktuara.

E një ndër këto situata ishte dhe altari ku ajo supozohej të martohej, e teksa i venosën vellon në kokë, e emocionuar Albërija u shpreh që kjo ishte hera e saj e parë në jetë me vello në kokë dhe e veshi në “Zemër Luana”.