Chris Brown dyshohet se është bërë përsëri baba me një grua të quajtur Diamond Brown, e cila bëri publike në rrjetet sociale lajmin e bukur të ardhjes në jetë të foshnjës.

Duke zbuluar foton e parë të fëmijës në Instagram, ajo shkruante:

“Princesha është këtu! Lovely Symphani Brown. Vajza ime e ëmbël, ka qenë një ditë e tërë që ke qenë në botë dhe më ke treguar tashmë kuptimin e vërtetë të jetës. Të premtoj të të dua dhe të të mbroj gjithmonë. Përgjithmonë e jotja, mami “.

Në Dhjetor, Diamond postoi selfie të barkut të saj shtatzënë duke zbuluar se ajo ishte 35 javëshe shtatzënë. Në një nga postimet, ajo shihej e veshur me një fustan të bardhë, krahas së cilës shkruante:

“Sot ishte një ditë kaq e bukur. Faleminderit që më dhe kaq shumë gëzim”.

Nga ana tjetër nuk ka akoma një konfirmim nga nëna apo Chris Brown. Ajo që vihet re janë komentet e shumta të fansave, të cilët kanë uruar dyshen për fëmijën e tyre të parë.

Mbetet për t’u konfirmuar se si qëndron e vërteta pas këtij lajmi./tvklan.al