Holanda është ekipi i parë që ka kaluar në finalen e Kupës së Botës që po zhvillohet në Afrikën e Jugut, i cili tanimë është duke pritur fituesin e ndeshjes së nesërme, Gjermani-Spanjë.  

Kjo do të jetë një finale tërësisht europiane, çka nuk ka ndodhur asnjëherë më parë jashtë kufijve të kontinentit të vjetër.

Një prej skuadrave europiane do të jenë fituese të Kupës së Botës 2010, por cila do të jetë ajo?

Për të diskutuar ndeshjet e zhvilluara gjatë gjysmëfinales se Botërorit Afrika e Jugut dhe për të dhënë parashikimet për finalen, në studion e emisionit “Opinion” ishin të ftuar Lajla Përnaska, Edlira Gjoni, Anjeza Maja, Rajmond Cimbi, Andrea Stefani, Ylli Rakipi, Edi Paloka dhe Andi Tela./tvklan.al