Ronaldo merr trofeun e karrierës spektakolare

Robert Lewandowski është futbollisti më i mirë i vitit 2021 sipas FIFA-s. Një revansh i vogël ky nga ana e goleadorit të Bajern Mynih, i cili pasi humbi duelit për të fituar Topin e Artë arriti që të mposht në këtë garë  Messin dhe Salah. Lewandowski shënoi 43 gola në 34 ndeshje të Bundesligës në vitin kalendarik 2021. Çmimi i trajnerit më të mirë të vitit që sapo u mbyll shkoi në duart e Tomas Tuchel. Gjermani udhëhoqi Chelsea drejt triumfit të Ligës së Kampionëve, teksa fitoi duelin direkt me Roberto Mancinin, që shpalli kampion të Europës kombëtaren italiane dhe teknikun, Pep Guardiola të Manchester City.

Formacioni më i mirë i vitit është rreshtuar në skemën 3-3-4, ku bëjnë pjesë emra si Donarumma, Alaba, Jorginho, De Bruyne, Halaand, Messi, Ronaldo e Lewandowski. Pavarësisht kësaj, Donarumma nuk u zgjodh portieri më i mirë i vitit, me Eduard Mendy të Chelsea që rrëmbeu çmimin prestigjioz. Erik Lamela fitoi çmimin si autori i golit më të bukur të vitit 2021.

Çmimi që mban emrin e një legjende të futbollit si Pushkash i shkoi mesfushorit të Tottenham pas golit të mrekullueshëm kundër Arsenalit. Gjesti më i bukur shkoi për stafin mjekësor dhe atë teknik të kombëtares daneze, e cila ishte në gjendje të shpëtonte jetën e mesfushorit Christian Eriksen në ndeshjen derbi skandinav mes Finlandës dhe Danimarkës në Euro 2020. Së fundmi, një mirënjohje speciale nga FIFA mori 5 herë fituesi i Topit të Artë, Cristiano Ronaldo, për karrierën e paimagjinueshme dhe për rekordet e tij të shumta. Klan News