Cillian Murphy merr çmimin e aktorit me të mirë ndërsa Christopher Nolan atë të regjisorit më të mirë  

Pas suksesit në çmimet Bafta, filmi Oppenheimer është shpallur si filmi më i mirë në ceremoninë e çmimeve Oscar që u mbajt të dielën në mbrëmje në Teatrin Dolby në Los Angelos.

Ky projekt kinematografik fitoi shtatë çmime, duke përfshirë çmimin aktori më i mirë për Cillian Murphy, aktori më i mirë për rolin dytësor për Robert Downey Jr. dhe regjisori më i mirë për Christopher Nolan. Dramë historike tre-orëshe për shkencën dhe politikën, u bë një film i suksesshëm dhe fitoi 953.8 milionë dollarë, përveç komenteve pozitive nga kritikët.

Cillian Murphy fitoi çmimin e tij të parë Oscar për portretizimin e fizikanit që krijoi bombën atomike gjatë Luftës së Dytë Botërore

Ne bëmë një film për njeriun që krijoi bombën atomike. Dhe për mirë ose për keq, ne të gjithë jetojmë në botën e Oppenheimer. Kështu që unë do të dëshiroja t’ia kushtoja këtë paqebërësve kudo që ndodhen.

Teksa regjisori britaniko-amerikan Christopher Nolan pranoi filmin falenderoi kastin e aktorëve dhe familjen e tij.

“Kam kaq shumë njerëz për të falenderuar. Kastin më të mrekullueshëm, Matt Damon, Robert, Emily, Florence, shumë të tjerë, të gjithë përfshirë të jashtëzakonshmin Cillian Murphy. Faleminderit të gjithë atyre që kanë kam qenë aty për mua dhe kanë besuar në mua gjatë gjithë karrierës sime.”

Emma Stone fitoi çmimin si aktorja më e mirë për interpretimin e saj si Bella Baxter në filmin “Poor Things”, një grua që ringjallet pas vetëvrasjes nga një shkencëtar i çmendur. Ky është Oscari i dytë për aktoren, pasi ka fituar më parë në filmin ‘La La Land’.

Gjatë ceremonisë së çmimeve “Oscar”, “20 Days in Mariupol” i cili fitoi si dokumentari më i mirë dhe “The Zone of Interest” si filmi më i mirë ndërkombëtar sollën në qendër të vëmendjes gjeopolitikën.

Çmimi Barbie fitoi vetëm një çmim nga tetë nominimet e saj, duke marrë në shtëpi Oscar për këngën më të mirë origjinale për hitin “What Was I Made For” nga këngëtarja e njohur Billie Eilish.

Fituesit u zgjodhën nga rreth 10,500 anëtarë të Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Filmit. Gjatë viti 2023 industria e filmit u paralizua nga grevat e skenaristëve dhe aktorëve, megjithatë çmimet Oscar i dhanë Hollivudit një shans për të festuar dy filma të suksesshëm, “Oppenheimer” dhe “Barbie”, të cilat sollën së bashku 2.4 miliardë Dollarë në kinema.

Aktori më i mirë në një rol kryesor

Bradley Cooper, “Maestro”

Colman Domingo, “Rustin”

Paul Giamatti, “The Holdovers”

Cillian Murphy , “Oppenheimer” – FITUES

Jeffrey Wright, “Fiction Amerikane”

Aktorja më e mirë në rolin kryesor

Annette Bening, “Nyad”

Lily Gladstone, “Killers of the Flower Moon”

Sandra Hüller, ” Anatomy of All “

Carey Mulligan, “Maestro”

Emma Stone , “Poor Things” – FITUES

Regjisori më i mirë

Justine Triet, “Anatomy of a Fall”

Martin Scorsese, “Killers of the Flower Moon”

Christopher Nolan, “Oppenheimer” – FITUES

Yorgos Lanthimos, “Poor Things”

Jonathan Glazer, “The Zone of Interest”

Klan News