Vitet e fundit gjigandët e prodhimit të orave janë përfshirë në një “luftë të ftohtë” për të dizenjuar mekanikën më të hollë në botë.
Markat luksoze si Bulgari, Piaget dhe Richard Mille kanë mbajtur me fanatizëm për vite me radhe rekordin e lakmuar për prodhimin e orave më të mira.
Por duket se në fronin e tyre do të ulet një orëbërës i pavarur rus. Konstantin Chaykin me bazë në Moskë thotë se prototipi i tij i ri “ThinKing” të cilin ai e debutoi në panairin kushtuar orave në Gjenevë të Zvicrës javën e kaluar është vetëm 1.65 milimetra e trashë. Ai gjithashtu beson se është ndër orat më të lehta në botë me një peshë prej vetëm 13.3 gram pa rripin e saj.
Për CNN ai tha se ka zhvilluar risi të ndryshme për ta bërë dizajnin e tij më të hollë pa cenuar funksionalitetin e saj. Ora përmban një mekanizëm, një rrotë të dyfishtë ekuilibrimi që lejoi orëprodhuesin të zvogëlojë numrin e shtresave në lëvizjen e orës. Ndërkohë, mekanizmat për mbështjelljen e orës dhe rregullimin e numrave të saj gjendjen në një kuti mbajtëse të veçantë 5.4 milimetra të trashë, duke liruar hapësirat.
Ora është bërë duke përdorur materialin e çelikut inoks dhe karabit tungsteni e cila është një përbërje e lehtë, por jashtëzakonisht e ngurtë dhe rezistente. Me ekranin e orave dhe minutave të ndara nga njëri-tjetri dizajni i ngjan një fytyre, një shenjë dalluese e koleksionit të firmës Wristmons të orëbërësve. Format janë të mbrojtura secila nga kristale safiri me trashësi 3,35 milimetra.
Orat e holla janë të besueshme edhe për funksionalitetin e tyre. Edhe pse mund të konsiderohet si ora mekanike më e hollë në botë ajo ende klasifikohet si një prototip dhe nuk iu është nënshtruar akoma testeve të pavarura. Por, prodhuesi i saj shprehet se edhe pse një prototip ajo funksionin në mënyrë perfekte.
“Vizitorët në panairin e Gjenevës ishin në gjendje ta mbanin orën në dua, të kontrollonin kohën dhe të testonin funksionalitetin e saj. Është një hap mjaft i guximshëm nga ana jonë për të treguar në këtë mënyrë prototipin. Por, ora për kënaqësinë tonë funksionin në mënyrë perfekte dhe për kënaqësinë e përdoruesve tani ajo nuk është më një ‘ëndërr’, por një prodhim. Megjithatë ne jemi të përgatitur për të kryer të gjitha testet e nevojshme të pavarura,” është shprehur ai.
Chaykin tha se në vazhdim ai do të prezantojë një version përfundimtar të dizajnit të tij në panairin tregtar “Watches & Wonders” i cili do të mbahet po ashtu në Gjenevë, Prillin e ardhshëm. Ai shtoi më tej se ka paraqitur disa herë aplikime për patentë, por deri tani nuk i është dhënë asnjë.
Chaykin themeloi markën e tij të prodhimit të orave në vitin 2003 dhe interesimi i tij për krijimin e orave të holla filloi që 20 vite më parë, kur u ndesh me një orë xhepi ultra të hollë që i përkiste shekullit të 19-të./tvklan.al