Adele ka refuzuar një shumë të majme prej 200 milion eurosh për të zgjatur turneun e saj nëpër botë pasi dëshiron të kalojë më shumë me familjen.

Sipas “Daily Mail” kjo është shuma e parave më e madhe që I është ofruar artistes gjatë gjithë karrierës së saj për të zgjatur turneun. Pjesa më fitimprurëse e marrëveshjes ishte një shumë e madhe për një performancë të këngëtares në një kazino në Kinë .

Dhjetë koncertet e fundit të Mynihut, të cilat ajo sapo i përfundoi, ishin shumë fitimprurëse pasi Adele ka marrë 5 milionë dollarë vetën për një performancë .

Në një intervistë radiofonike në Korrik, ajo zbuloi se donte të përqendrohej tek familja e saj dhe se nuk kishte ndërmend të merrej me muzikë.

Ajo po planifikon të zhvendoset në Mbretërinë e Bashkuar, ku ka një apartament luksoz në Londrën qendrore ku pritet ti bashkohet djali dhe partneri Rich Paul.

Klan News