Grupi i njohur “Linkin Park” janë gati ti rikthehen skenës pas 7 vitesh mungesë. Grupi amerikan ka prezantuar fansat me këngëtaren e re Emily Armstrong dhe bateristin e ri Colin Brittain.
Ata kanë njoftuar edhe albumin e tyre më të ri të titulluar “From Zero”, i cili do të publikohet më 15 Nëntor .
Grupi ikonë ka publikuar një këngë të re, “The Emptiness Machine” shoqëruar me videoklip por surprizat për publikun nuk mbarojnë me kaq.
Në fakt, fansat do të mund t’i shohin gjatë turneut të tyre të ardhshëm botëror.
Ndalesa e parë do të jetë Los Angeles më 11 Shtator dhe turneu do të vazhdojë më pas në New York 16 Shtator por koncerte janë planifikuar të mbahen edhe në Evropë .
Turneu vjen shtatë vite pas vdekjes tragjike të anëtarit të grupit Chester Bennington. Në vitin 2017, këngëtari kreu vetëvrasje në rezidencën e tij private në Kaliforni, në moshën 41-vjeçare.
Klan News