Ndihmoi vëllanë Andrew Cuomo i cili përballej me akuza për ngacmim seksual

Rrjeti televiziv CNN, ka shkarkuar nga puna gazetarin Chris Cuomo,  pasi dolën në dritë detaje të reja se ai ka ndihmuar vëllanë e tij , ish-guvernatorin e Nju Jorkut, Andrew Cuomo, përballë akuzave për ngacmim seksual .

Prokurorja e përgjithshme e Nju Jorkut ka  publikuar  dokumente që tregonin  implikimin e tij në këtë çështje. Gazetari i CNN-it kishte kërkuar informacion nga disa burime mbi akuzueset e vëllait të tij dhe ia kishte kaluar informacionin personelit të guvernatorit.

Rrjeti CNN angazhoi një kompani ligjore e cila rekomandoi shkarkimin e gazetarit dhe më pas shefi i CNN-it, Jeff Zucker informoi Cris për vendimin. Përmes një postimi në Twitter gazetari ka reaguar duke e cilësuar vendimin si zhgënjyes.

Kjo nuk është mënyra si do të doja të përfundonte koha ime në CNN, por ju kam thënë tashmë pse dhe si e ndihmova vëllanë tim. Pra, më lejoni të them tani, sado zhgënjyese të jetë kjo, nuk mund të jem më krenar për ekipin në ‘Cuomo Prime Time’ dhe punën që bëmë si emisioni numër 1 i CNN-it në kohën më konkurruese”, tha ai.

Andrew Cuomo dha dorëheqje në gusht pasi dolën akuzat për ngacmime seksuale.

Klan News