Cookies-al-cioccolatoCookies me çokollatë (double chocolate chip cookies) janë biskota shumë të shijshme amerikane, me bazë çokollatë dhe gjalp.

Përbërësit:

250 g çokollatë të shkrirë

100 g gjalp

120 g miell

pak vanilje

1 lugë kakao pluhur

gjysmë luge të vogël sodë për ëmbësira

pak kripë

170 g copa çokollate të vogla (në formën e pikave)

3 vezë të mesme

gjysmë filxhani kafe

200 g sheqer (pluhur)

Përgatitja:

Fillimisht rrahim vezët me sheqerin dhe shtojmë kafen. I përziejmë mirë e mirë ndërsa shtojmë edhe çokollatën e shkrirë.

Ndërkohë, përziejmë miellin me sodën, kanellën dhe kakaon. Shtojmë pak kripë. Bashkojmë masat e krijuara dhe në fund shtojmë edhe copat e vogla të çokollatës. Brumin e vendosim në frigorifer për 30 minuta.

Më pas e marrim dhe formojmë topa të vegjël sa një top ping pong-u dhe i vendosim në një tepsi ku poshtë kemi shtruar një letër furre.

Cookies me çokollatë i lemë të piqen në 180 gradë për rreth 15 minuta.

 

Redaksia/E.K