Në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete si pasojë e Covid-19. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë kryer 2418 testime, nërsa janë shënuar 957 raste të reja. 1010 qytetarë janë shëruar nga Covid-19.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2418 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 957 qytetarë, në këto bashki:

289 në Tiranë, 48 në Lushnje, 45 në Fier, 38 në Durrës, 36 në Vlorë, 31 në Elbasan, 29 në Divjakë, 28 në Gjirokastër, 27 në Shkodër, 26 në Kurbin, 25 në Sarandë, 23 në Lezhë, 22 në Korçë, 21 në Kavajë, 20 në Himarë, 16 në Dimal, 14 në Kamëz, nga 13 qytetarë në Tepelenë, Pogradec, nga 12 qytetarë në Malësi e Madhe, Skrapar, nga 11 qytetarë në Maliq, Berat, Prrenjas, nga 10 qytetarë në Krujë, Dibër, Mat, nga 9 qytetarë në Mirditë, Mallakstër, Peqin, nga 8 qytetarë në Selenicë, Kuçovë, 7 në Patos, nga 6 qytetarë në Vorë, Delvinë, Librazhd, nga 5 qytetarë në Përmet, Devoll, nga 4 qytetarë në Tropojë, Shijak, nga 3 qytetarë në Vau i Dejës, Kukës, Libohovë, Kolonjë, nga 2 qytetarë në Pukë, Fushë Arrëz, Roskovec, nga 1 qytetar në Has, Gramsh.

Janë 6,927 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 21 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2./tvklan.al