Në “Air Albania” do të jenë të pranishëm 7500 spektatorë nga 22.500 vende që ka impianti

Dëshira është e madhe për të qenë në stadium ditën e hënë në orën 19:45 për të ndjekur derbin e kryeqytetit Tirana-Partizani. Por tifozeria do të jetë e kufizuar për shkak të masave anti-covid.

Në “Air Albania” do të lejohem tifozë vetëm në 30% të kapacitetit.

Në total, për të ndjekur derbin e kryeqytetit do të jenë 7500 spektatorë nga 22.500 vende që ka impianti.

Interesimi ka qenë i madh nga ana e të dyja tifozerive dhe biletat janë shitur brenda pak orësh. Janë 1500 vende të rezervuara në tribunën kryesore për dy skuadrat.

Kjo do të jetë hera e dytë që në “Air Albania” do të luhet derbi midis bardhebluve dhe të kuqve.

Më 28 Shkurt 2020, stadiumi ishte i mbushur plot dhe tifozeritë krijuan një atmosferë fantastike.

Ndërkohë që edhe futbollistët e të dyja skuadrave kanë kryer testet për të parë nëse ka ndonjë të infektuar me Covid-19.

Nga secili ekip nuk ka rezultuar asnjë person pozitiv.

Covid-19 ka qenë problem te bardheblutë, ku u infektuan futbollistë dhe anëtarë të stafit.

Klan News