Përfitojnë ata që iu mbesin 3 dhe 5 vite nga dënimi

Një leje e posaçme, si pjesë e masave ekstreme kundër përhapjes së koronavirusit, do t’i jepet një kategorie të burgosurish, në mënyrë që të shmanget sa më shumë infektimi nga COVID-19. Në vendimin e qeverisë sanksionohet se janë dy kategori të dënuarish që përfitojnë, ata që u kanë mbetur 3 vite nga dënimi dhe atyre që u kanë mbetur 5 vite, por që janë mbi moshën 60 vjeç. Nëse vuajnë nga sëmundje kronike gjë që shton rrezikun e humbjes së jetës nga koronavirusi, atëherë të dënuarit i jepet mundësia të kthehet në shtëpi, ku mund të jetojë i izoluar për shmangien e infektimit.

Nuk përfitojnë te dënuarit për vrasje, krime të rënda, krimet seksuale, pengmarrje, krime kundër autoritetit të shtetit, por edhe personat që paraqesin rrezikshmëri shoqërore ose ka pasoja për rendin dhe sigurinë publike. Gjithashtu nuk k përfiton leje të veçantë për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi,  i dënuari, i cili,  pavarësisht se nuk  është dënuar për një nga veprat penale të parashikuara në pikën 1 është në hetim ose është dënuar për një vepër tjetër penale gjatë qëndrimit në institucion.

Vendimi u mor me qëllim parandalimin e përhapjes se infeksionit të shkaktuar nga COVID-19, në burgje çka do të provokonte një situatë të vështirë për shkak të kushteve të jetës aty.

Tv Klan