Man United mund të marrë sulmuesin e spanjollëve

Cristiano Ronaldo mund të gjejë rrugën e tij për në Atletico Madrid, pavarësisht se transferimi ishte jashtëzakonisht i papëlqyer nga tifozët e klubit spanjoll. Diego Simeone thuhet se është trajneri i vetëm që dëshiron kapitenin e Portugalisë dhe po përpiqet fort për të realizuar marrëveshjen.

Britanikja The Sun shkruan se klubi po bën gjithçka për të siguruar fondet për lëvizjen dhe drejtuesit janë në marrëdhënie shumë të mira me agjentin e Ronaldos, Jorge Mendes. Marrëveshja mund të bëhet më e lehtë nga Man Utd që duket se ka një interes për yllin e tyre brazilian Matheus Cunha.

Djajtë e Kuq thuhet se janë të përgatitur të paguajnë 45 milionë paund për sulmuesin, i cili është përdorur si rezervë nga Atletico.

Tv Klan