Ernejd Shyti, 24-vjeçari i cili ka pranuar se ka ekzekutuar Behar Sofinë më 25 Shkurt, së bashku me Xhuljano Vishën dhe dy organizatorët e tjerë, Skënder Vathi dhe Leonard Xhixha, janë paraqitur sot në gjykatë për  t’u njohur me masën e dënimit.

Ata akuzohen se kanë bashkëpunuar për të vrarë 66-vjeçarin Behar Sofia, një person i njohur në botën e krimit dhe të trafikut të lëndëve narkotike nga Turiqa në BE.

Gjykata Penale e Tiranës ka lënë në burg Xhuljano Vishën, Eneid Shytin, Skënder Vathin dhe Leonard Xhixhën.

Nga katër të dyshuarit, vetëm Shyti ka pranuar që është pjesë e këtij krimi, ndërsa tre të tjerët kanë mohuar që kanë marrë pjesë në organizimin e vrasjes së Sofisë.

Shyti në momentin e arritjes në Gjykatë së bashku me Xhuljano Vishën, ka qëndruar kokëulur duke shmangur filmimin e fytyrës së tij nga mediat.

Erneid Shyti ka thënë në gjykatë se do flasë, por në një moment të dytë, duke mohuar të japë sqarime ditën e sotme.

Gjithashtu, në momentin kur ka kryer vrasjen e Sofisë, 24-vjeçari është larguar duke çaluar nga vendi i ngjarjes, për të humbur gjurmët.

Gazetarja Glidona Daci raporton për Klan News se Ernejt Shyti ka treguar se Skënder Vathi ka qenë një person i cili e ka ndjekur më herët Behar Sofinë.

“Ernejt Shyti ka treguar gjithashtu se Skënder Vathi ka qenë një person i cili e ka ndjekur më herët Behar Sofinë, ndërkohë që Prokuroroa e Tiranës ka në dosjet e saj edhe momentet ku Skënder Vathi është parë shumë pranë Behar Sofisë në ambientet të ndryshme.

Ernejt Shyti në momentin e arritjes në Gjykatë së bashku me Xhuljano Vishën, mediat ishin të pranishme dhe ai uli kokën dhe nuk dëshironte që të filmohej. Ndërkohë, komplet sjellje e kundërt ishte momenti kur kemi mbërritur në sallën e gjyqit me Xhuljano Vishën ku në asnjë moment nuk uli kokën. Shyti ka qëndruar gjatë gjithë kohës me kokën ulur, në një farë mënyre për të shmangur identifikimin dhe zbulimin e fytyrës së tij”, raporton gazetarja Glidona Daci.

Klan News