Ka përfunduar edhe java e 16-të e spektaklit të dashurisë, Love Story në ekranin e Tv Klan.

Ata kanë mbetur vetëm tre fronistë në kërkim të dashurisë. Por me cilin konkurrent/e do të takohen ata gjatë kësaj jave?

Daniela, e vetmja vajzë në fron ka zgjedhur Fabion, djalin më të ri që i është bashkuar programit për një takim këtë javë.

Jonny i ka dhuruar trëndafilin Edës, koha për rock & roll.

Ndërsa Kristi pasi i pa në sy vajzat zgjodhi Xhenin për një takim këtë javë. /tvklan.al