“Dashuria nuk është vetëm një puthje, pse je kaq sipërfaqësor”, plas debati mes Xhenit dhe Xhonit


“Dashuria nuk është vetëm një puthje, pse je kaq sipërfaqësor”, plas debati mes Xhenit dhe Xhonit

17:28 03/12/2021

“Talk Love Story” u shoqërua me debate të forta mes Xhenit dhe Xhonit.

Në bisedë e sipër, konkurrentja i kujtoi fronistit një episod të së shkuarës që sipas saj, Xhoni kishte thënë që nuk puth asnjë njeri.

Nga ana tjetër, Xhoni i tha se nëse dikush do t’i pëlqejë nuk do të ngurrojë dhe do ta puthë direkt.

Xhoni: Kjo nuk më pëlqen mua sepse përzihen gjërat kush luan më fort.

Daniela: Nuk po bëjmë lojë.

Xhoni: Nuk po flas për ty, pse i merr gjërat personale nuk e kuptoj unë?!

Kristi: Mua më duket se një lojtar ka aftësi, edhe në dashuri.

Xhoni: Jo në dashuri ama.

Xheni: Po ti Xhoni sapo e the se dashuria është lojë. Pse je kaq sipërfaqësor Xhoni? Dashuria nuk është vetëm një puthje. Xhoni ti ke thënë vetë se unë pa e njohur vetë një gocë unë nuk e puth. Pse bjen në kontradiktë me fjalët e tua?!

Xhoni: Po unë do e puth direkt po më pëlqeu.

Xheni: Jo, jo ti ke thënë se nuk puth asnjë njeri, pse i ndërron fjalët tani?

Xhoni: Kështu e kam karakterin. Po më erdhi momenti që ta dua tjetrin ashtu si bën ti me Kristin…

Xheni: Unë nuk gjykoj as ata që puthen, as ata që nuk puthen dhe ju nuk keni të drejtë të flisni kështu./tvklan.al








Të ngjashme