“Opinion” në Tv Klan është shoqëruar me debate mes Enkelejd Alibeajt dhe Edit Harxhit. Dyshja janë përplasur teksa Alibeaj është shprehur se “mësymja në Partinë Demokratike ditën e sotme i ka kujtuar makthet e 97-ës”. Ky cilësim, për Harxhin ka qenë i pavend dhe madje ajo ka thënë se e konsideron fyerje një gjë të tillë.

Edit Harxhi: Është shumë e turpshme Enkelejd kjo që thoni. Unë nuk i mësyj Partisë Demokratike. Më lejoni të ju tregoj si kemi shkuar ne, ta marrin vesh dhe shikuesit, në momentin që kemi hyrë në mënyrën më civile në zyrat e Partisë Demokratike.

Enkelejd Alibeaj: E pashë dhe e kanë parë të gjithë shqiptarët dhe e di çfarë?! U rikthyen edhe njëherë makthet e shumë viteve më parë, ishte një skemë e shëmtuar që do të duhej të ia kishim kursyer të gjithë, sidomos ne. Ne nuk duhet ta kishim bërë këtë.

Edit Harxhi: Unë nuk e njoh si kryetar partie Z. Alibeaj.

Enkelejd Alibeaj: Është e drejta jote Edit, ama skema të tillë të kthejmë makthet e 97-98 nuk është e mirë. Për mua ti je Editi, ti je kolegia ime, ndërsa ti po më drejtohesh me Zoti.

Edit Harxhi: Ju më fyeni me 97-tën.

Enkelejd Alibeaj: Jo, mos u fyeni për këtë.

Edit Harxhi: Mund ta pres nga Lulzim Basha, por unë nuk e pres këtë nga Enkelejd Alibeaj. Pranojeni publikisht se ju jeni një ndër ata që nuk e keni votuar për zgjedhjen e rikonfirmimit të tij në Maj.

Enkelejd Alibeaj: Kjo sjellja që kur janë të ëmbla më pëlqejnë dhe të hidhura jo…/tvklan.al