Ballkani e nis me barazim eksperiencën në Conference League, i merr pikë Cluj

Ballkani e ka nisur me këmbë të mbarë eksperiencën historike në Kupat e Europës. Kampionët e Kosovës u ndalën në barazim 1-1 nga rumunët e Kluzh, një sfidë që deri në minutën e 90-të po kryesonte, duke qënë shumë pranë fitores.

Ekipi i teknikut Ilir Daja bëri një paraqitje fantastike në stadiumin “Fadil Vokrri”, teksa ishte superior ndaj kundërshtarit. Rastet e pakta para portës së rumunëve u shfrytëzuan nga lojtarët e Ballkanit. Rrahmani shërbeu për Thaçin, i cili në një pozicion të prirët tundi rrjetën.

Gol që dërgoi në delir 5.673 tifozët që gjendeshin në shkallët e stadiumit të Prishtinës. Kjo rriti presionin e Kluzhit, që ia doli vetëm në minutën e 91-të për të arritur tek goli. Juri Matias përfitoi nga një pasiguri në prapavijën e kosovarëve, për të shënuar golin e 1-1.

Realizim që i jep një pikë dy skuadrave, teksa i heq nga duart Ballkanit rreth 300 mijë euro. Nga ky barazim, kampionët e Kosovës siguruan 166 mijë euro si bonus nga UEFA, ndërsa në rast të tre pikëshit, Ballkani do arkëtonte shifrën e gjysmë milionë eurosh.

Klan News