Vrasësi i gjyqtares Fildez Hafizi i aftë mendërisht – TV KLAN

Vrasësi i gjyqtares Fildez Hafizi i aftë mendërisht

Mjekësia Ligjore: Fadil Kasemi nuk ka probleme me shëndetin mendor

Fadil Kasemi, autori i vrasjes së ish bashkëshortes së tij gjyqtares Fildez Hafizi nuk vuan nga probleme mendore. Ky është rezultati  i ekspertizës mjeko-ligjore, që është dorëzuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ditën e premte.

Sipas këtyre analizave Kasemi nuk vuan nga probleme psikike dhe ka qenë i vetëdijshme për krimin që ka kryer. Kryerja e ekspertizës ishte kërkuar nga vetë i akuzuari dhe mbrojtësit e tij ligjor, pasi pretendonte se nuk ka qenë i aftë mendërisht kur ka vrarë ish- bashkëshorten.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Tiranë në 31 Gusht të këtij viti, në zonë e “Xhamllikut”. Gjyqtarja Hafizi, pasi doli nga një parukeri po hipte në makinë e saj. Në këtë kohë Kasami i është afruar duke e qëlluar dy herë me një pistoletë në kokë. 39-vjeçarja nuk mundi ti mbijetojë plagëve duke humbur jetën menjëherë. Më pas 53-vjeçari u arrestua disa metra larg komisariatit numër një nga policia.

Fadil Kasemi kishte tentuar ta vriste ish-gruan e tij dy vite me parë në plazhin e Golemit, në prani të fëmijëve të saj. Për këtë ngjarje ai kreu vetëm 1 vit e 6 muaj burg duke u liruar në janar të 2017, pasi përfitoi nga amnistia.

Tv Klan

Kategori
KronikeTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione