Delegatët e Elbasanit verifikojnë firmat


Delegatët e Elbasanit verifikojnë firmat

17:00 27/11/2021

Himci: Jemi për Kuvendin e 11 Dhjetorit

Nga 409 delegat që ka qarku i Elbasanit, 272 prej tyre kanë firmosur për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të datës 11 Dhjetor.

Sekretar i degës se Partisë Demokratike nëElbasan i kujton Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhit se njerëzit që kanë firmosur formularët për thirrjen e Kuvendit Kombetar janë të njëjtët demokratë që punuan që ai të merrte mandatin e deputetit në këtë qark.

Konfirmimin e vërtetësisë se firmave të tyre e kanë bërë publikisht dhe delegatët e degës 7 dhe 9 në kryeqytet, ndërsa deputeti Agron Shehaj, kundërshtari i Bashës në garën për kryetar, i telefonoi në prezencën e mediave farkëtarët të cilët konfirmuan se janë pro mbledhjes së Kuvendit Kombëtar në 11 Dhjetor.

Tv Klan








Të ngjashme