Monedha europiane ka prekur minimumin e saj, teksa prej ditësh në pikat e këmbimit valutor këmbehet me afro 99 Lekë. Nga viti 2022 kur Euro shkëmbehej me 119 Lekë, Euro ka ardhur në ulje të vazhdueshme në Shqipëri.

Brenda një jave ajo ka rënë me afërisht me 0.6 pikë nga dita në ditë.

Ekspertët e ekonomisë thonë se faktorët e brendshëm lidhen me akumulimin e parasë nga taksat dhe mosrealizimi i investimve e publike të parashikuara për vitin 2024.

Klodian Muço, ekspert ekonomie: Faktorë të brendshëm janë pjesë e investimeve, akumulim i parasë që vijnë nga taksat  dhe mosrealizimi i investimeve me anë të parave publike. Janë një serë projektesh të diskutuara që buxheti i 2024 ishin menduar që të investoheshin rreth 1 miliard Euro, por që në pjesën e realizimit të këtyre investimeve nuk është plotësuar komplet plani, një pjesë e investimeve ose nuk janë bërë ose nuk janë disbursuar.

Faktorë të tjerë lidhen me rritjen e investimeve të huaja, kryesisht në tregun imobilar, si dhe remitancat.

“Paratë që dërgohen nga jashtë, qoftë në formën e investimeve të huaja direkte që vijnë investojnë në Shqipëri, që blejnë apartamente. Pjesa e dërgimit të emigrantëve, apo të themi blerjet që bëjnë emigrantët në Shqipëri”, tha Muço.

Ekspertët thonë se në tregun valutor po vendoset një ekuilibër i ri Euro-Lekë, dhe monedha europiane nuk do të arrijë më në vlerat e 2 viteve më parë kur tregtohej me afro 120 Lekë.

Tv Klan