Kontrollet me dronë dhe kamera kanë zbuluar dhjetëra shoferë që kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Policia Rrugore sqaron se përgjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 16 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 8 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 8 për drejtim mjeti në gjendje të dehur. 

Po ashtu janë ndëshkuar me masë administrative nga Policia Rrugore e Tiranës, falë edhe denoncimeve të drejtuesve të automjeteve që qëndrojnë në radhë, 307 drejtues mjetesh, për qarkullim në korsi të dedikuara për mjetet e transportit publik dhe ato të emergjencës

Mësohet se efektivvët kanë pezulluar 53 leje drejtimi, nga të cilat 32 për shpejtësi mbi normat e lejuara, pasi kanë kapur shoferë që lëviznin me shpejtësi deri në 166 km/h në aksin Fier-Vlorë dhe 21 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.  

Në të gjithë vendin janë gjobitur edhe 1824 drejtues mjetesh të tjerë, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor./tvklan.al