Lajme Arkiva 2003

Grupi parlamentarë i Partisë Socialiste ka përcaktuar emrat e deputetëve socialist që do të diskutojnë në seancën parlamentarë të ditës së enjte mbi komisionin hetimor Rama dhe shpërdorimit të fondeve publike. Deputetët socialist kanë mbështetur veprimtarinë e Edi Ramës në krye të bashkisë dhe si ish Ministër Kulture.

Marko Bello: U diskutua që do të flasin kryesisht disa ministra që kanë pasur bashkëpunim me bashkinë, po kështu edhe shumë deputetë morën fjalën për të mbrojtur politikisht punën e komisionit të komisionerëve tanë dhe njëkohësisht punën e bashkisë së Bashkisë së Tiranës.

Gazmir Bizhga: Këtu pothuajse është i gjithë përfaqësimi parlamentarë, për shkak edhe të kohës së madhe që është lënë në diskutim dhe që mendoj se partia socialiste do ta ketë pjesë dinjitoze të diskutimit të saj këtë seancë.

Është vendosur gjithashtu që të hënë e ardhshme të diskutohet mocioni i opozitës për mbrojtjen e biznesit nga krimi. Deputetët socialistë do të dëgjojnë raportin e përgatitur nga Minstri i Rendit Rama për të dhënë versionin e tyre.

Marko Bello: Do t’i japim mbështetje të plotë, por gjithnjë duke u konsultuar me materialin që ai do të ofroj diskutantëve, një material sintezë që ka të bëjë me arritjet e policisë dhe të ministrisë së tij dhe për të evidentuar edhe defektet që janë”.

Lekë Çukaj: Këtu nuk është mbështetje për ministrin, është mbështetje për vetë qeverisjen. Ato akuza dhe shpifje që bën opozita në këtë drejtim kuptohet që janë të pabaza dhe do të argumentohet që është ndryshe./tvklan.al