milanDerbi i Milanos ka përfunduar në barazim pa gola.

Superndeshja e javës së 31 të Serie A ka patur një publik të jashtëzakonshëm, por jo një lojë të ngjashme në fushë.

Si Milan dhe Inter që nuk kanë objektivat e sezoneve të kaluar nuk kanë mundur të festojnë ndonjë gol para 75 mijë të pranishmëve në “San Siro”.

Në të 72’ autogoli i Mexes është anuluar, pasi Palacio ka shkaktuar një ndërhyrje të parregullt. Një rezultat që nuk motivon asnjë nga ekipet. Roma ka humbur mundësinë për të rimarrë vendin e dytë në klasifikimin e Serie A. Barazimi 1 – 1  me Atalanta në stadiumin Olimpico ka lënë në atë pozicion Lazio që të shtunën u mund nga Juventus me rezultatin 2 – 0.

Golat në sfidën Roma – Atalanta janë realizuar nga dy kapitenët, Totti dhe Denis me 11-metërsh. Napoli ka fituar me Cagliari me rezultatin 3 – 0. Ky rezultat mban ende në lojë ekipin e Benitez për një vend në Champions.

Pas javës së 31, Juventus kryeson i shkëputur 15 pikë nga Lazio dhe Roma.

Tv Klan