Katër persona janë arrestuar nga policia gjatë një tentative për trafikim lëndësh narkotike në kufirin me Greqinë përmes Korçës. Gjatë operacioni të koduar “Lugina” u vendosën në pranga Agustin Selimi (Gjoka), 30 vjeç, Pëllumb Lekaj 40 vjeç, Manol Xhamija 61 vjeç dhe Lorenc Doci, 24 vjeç, ndërsa në kërkim është shpallur N. L. 35 vjeç, vëllai i të arrestuarit Pëllumb Lekaj.

Gjithashtu, në banesën e Loren Docit, u gjendën  një krehër pistolete, fara kanabisi, fidanë të dyshuar kanabis të kultivuar në gota, si dhe mjete të ndryshme që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.  

Autoritetet sekuestruan 10 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, fara kanabisi, mjete që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike dhe sende të tjera të kundërligjshme, të cilat iu dorëzuan si provë materiale Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Aktualisht, policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe të personave të përfshirë në të. /tvklan.al