Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e Adriatik Xhafës në Itali. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 24 Tetorit, ndërsa viktima u dërgua në spital dhe për më shumë se dy javë luftoi me vdekjen derisa u nda nga jeta javën e kaluar.

I arrestuar për këtë ngjarje është Gilmond Metaliu, 41 vjeç. Ai akuzohet për tentativë me qëllim vrasjen. Sipas hetuesve, dyshohet se shkak i vrasjes është një koment që autori i krimit ka bërë për të dashurën e viktimës.

Mësohet se Metaliu ka shkuar në lokalin ku punonte ajo dhe aty ka bërë një koment të rëndë për vajzën. Kjo e fundit ka informuar të dashurin e saj për sjelljen e klientit.

Më pas Xhafa i ka kërkuar Metaliut që të mos bënte shkaka të tilla me njerëzit. Këtu ka lindur një sherr i madh që për Metaliun nuk është lënë me aq. Sipas hetuesve, ai mori makinën dhe është nisur në kërkim të personit me të cilit ishte zënë dhe për një hakmarrje nderi siç e cilësojnë mediat italiane.

Gilmond Metaliu

Metaliu ndaloi makinën BMW në mes të rrugës në Corso Matteotti dhe në një largësi prej pak metrash qëlloi me plumba shqiptarin tjetër. Më pas u përpoq të arratisej.

Xhafa mundi të merrrte ndihmën e parë pasi në vendngjarje ndërhyri një shtetas rumun, i cili e futi në furgon dhe e nisi drejt spitalit, ku qëndroi gjallë për disa ditë.

Mësohet se Metaliu është identifikuar nga e dashura e viktimës si dhe nga kamerat e sigurisë. Në momentin e arrestimit, ai ishte duke bërë gati valixhet për t’u larguar. Policia sekuestroi makinën tip BMË dhe po heton për të zbuluar praninë e mbetjeve të barutit.

Adriatik Xhafa ishte duke ecur në këmbë dhe në kryqëzimin e një rruge u qëllua me armë nga brenda makinës. Shqiptari ra në tokë, ndërsa ndihma e parë iu dha nga një kalimtar i rastit që gjendej aty pranë.

Ai iu nënshtrua dy operacioneve, por fatkeqësisht gjendja e tij u rëndua dhe ndërroi jetë. Mediat italiane raportojnë se viktima jetonte në Asti dhe ishte person me precedent të shumtë penal./tvklan.al